Manjani ‘bën bilancin’ e ngjarjeve kryesore në Shqipëri: U nda Ilir Meta nga Monika dhe mori malet…

Shqipëria

Manjani ‘bën bilancin’ e ngjarjeve kryesore në Shqipëri: U nda Ilir Meta nga Monika dhe mori malet…

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 18:52
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë një bilanc të ngjarjeve që kanë ndodhur këtë 7 mujor në Shqipëri.

Postimi i Manjanit:

Arritje, arritjeeee…!

Rrugë, autostrada, tunele, bypasse, kulla të larta, resorte të reja turistike, 10 milionë turistë, kampe për refugjatë, foto me atlete të bardha, grupe kriminale, grupe armiqsore të brendshëm e të jashtëm, demaskim i dardhangrënësve pas kurrizit, arrestime por dhe largime nga vendi, korrupsioni u thellua, KLP- KLGJ-KLM -FLM QQR – RTSH- SKP- GjKK -VL etj po punojnë fort, Berisha në arrest shtëpie, fitore të zgjedhje me 90%, ia bëmë Greqisë dhe Himarës 8 me 2 Himarës, Beleri u bë eurodeputet, Tavo u bë prefekt pastaj kandidat, ndryshime në qeveri, vdiq Kadareja, Elisa u bë numri 2, Bajram Begaj shkroi një letër për ditë të diele, hapëm dhe mbyllëm listat për deputetë, shqipet do votojnë me postë, u nda Ilir Meta nga Monika dhe mori malet, u fik zjarri në Shëngjin, këngë e valle gjithandej e ç’të renditësh tjetër më parë…!
Gjithë këto gjëra kanë ndodhur.

Dhe të mendosh që këto ndodhën ende pa ardhur ambasadori amerikan..!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat