Pengmarrja në Tiranë: Babai dhunoi e i hoqi lirinë të dashurit të vajzës së mitur

Shqipëria

Pengmarrja në Tiranë: Babai dhunoi e i hoqi lirinë të dashurit të vajzës së mitur

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:42
Motivi i pengmarrjes së 22-vjeçarit është lidhja që ai kishte me vajzën e 41-vjecarit Arjan Çullhaj.

Euronews Albania ka siguruar detaje nga pengmarrja e ndodhur në Tiranë, ku një 22-vjeçari iu hoq liria dhe u dhunua nga tre persona.

Në pranga si autor të ngjarjes kanë përfunduar shtetasit Arjan Çullhaj, Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli.

Motivi i pengmarrjes së 22-vjeçarit është lidhja që ai kishte me vajzën e 41-vjecarit Arjan Çullhaj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vajza është e moshës 17-vjeçare.

Babai i të miturës së bashku me dy personat e tjerë, e rrëmbyen 22-vjeçarin dhe e dërguan në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.

Sipas policisë aty ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat