Të dënuar për prodhim e shitje droge, arrestohen 2 persona në Fier

Shqipëria

Të dënuar për prodhim e shitje droge, arrestohen 2 persona në Fier

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:55
Arrestohen 2 persona në Fier

Adis Caka, 22 vjeç dhe Elton Duraj, 40 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka dënuar të dy me nga 6 vjet burgim.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:

-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat