Kush mashtron kë?/ Plazhin që e denoncoi Blendi Fevziu dje bosh, Rama e “mbushi” sot plot me pushues

Shqipëria

Kush mashtron kë?/ Plazhin që e denoncoi Blendi Fevziu dje bosh, Rama e “mbushi” sot plot me pushues

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 15:18
Blendi Fevziu

Ose drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu po thotë të vërtetën, ose kryeministri Edi Rama. E sigurt është se njëri prej tyre po e manipulon publikun!

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë.

Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht me 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.

Por për kryeministrin Rama, Gjiri i Gramës është plot me turistë dhe po ai magnet i parezistueshëm nga shqiptarët dhe të huajt. Ndryshe nga konstatimi i gazetarit Blendi Fevziu dy ditë më parë, Rama sot përmes pamjeve tregon se një nga plazhet e Jugut më të dëshiruar nga turistët, edhe pse i arritshëm vetëm nga deti, është plot me pushues në shezlongët si dhe duke u larë në det.

Vetëm pak orë pasi Blendi Fevziu ndau pamje dramatike nga Gjiri i Gramës, ku tha se nuk kishte pushues fare, kryeministri Edi Rama nga i njëjti plazh ka pretenduar sot mbi ekzistencën e një atmosfere fantastike me pushues të shumtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

“Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit, i arritshëm vetëm nga deti” tha Rama duke e shoqëruar postimin me pushues të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat