Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një automjet përplasi një person me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutave dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës.
I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.