Pedagogët e rinj rrëfejnë eksperiencat e tyre dhe risitë: Ja pse maturantët duhet të zgjedhin Universitetin Luarasi

Shqipëria

Pedagogët e rinj rrëfejnë eksperiencat e tyre dhe risitë: Ja pse maturantët duhet të zgjedhin Universitetin Luarasi

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Në rubrikën “Opinion” në News24, me Ola Brukon, ishin të ftuar 4 pedagogë të rinj të Universitetit Luarasi, të cilët janë arsimuar jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri për të dhënë eksperiencën e tyre duke zgjedhur pikërisht këtë universitet.

Erta Luçi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi tha se ka një eksperiencë të shkurtër nga formimi profesional në Shqipëri dhe më pas është shkëputur për të vijuar studimet jashtë.

Luçi tha se në momentin që po studionte atje ka parë përqasjen e pedagogëve, mënyrën se si zhvillohej një lëndë mësimore, mënyrën se si nuk kishte një hierarki mes studentëve dhe pedagogëve. Në këtë kuadër ajo tha se studentët trajtoheshin si kolegë të pedagogut, duke krijuar kështu një tjetër qasje. “Bëheshin diskutime, tema të hapura, gjë që kisha dëgjuar që aplikoheshin dhe ishin pjesë edhe te Universiteti Luarasi”, tha ajo.

Në vijim pedagogia e Fakultetit të Shkencave Mjekësore tha se shumë e rëndësishme është gjetja e një ambienti për tu ndjerë konfortabël, një mjedis që do të më ndihmojë të zhvillohem akademikisht dhe patjetër një mjedis që do të gjej bashkëpunimin si të kolegëve të mi, ashtu edhe të drejtuesve”, tha Luçi. Ajo tha se ka studiuar në Universitetin e Groningen në Holandë, në Universitetin e Gentit në Belgjikë dhe Universitetin e Joensu në Finlandë. “Në Universitetin Luarasi kam filluar këtë vit dhe jam shumë mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë, por edhe për mikpritjen që më është bërë nga të gjithë anëtarët e stafit”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat