Prokuroria e Posaçme SPAK ka zyrtarizuar akuzat ndaj 12 personave, të cilët janë nën hetim sa i takon përfshirjës së tyre në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Bëhet fjalë për personat, të cilët janë me masa të sigurisë në lidhjë me operaconin e parë, ku mes tyre janë shtetasit: Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola dhe Jetmir Llapaj.
Për këtë dosje ende nuk janë ekzekutuar masat e ndalimit për Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe demokrati Klevis Balliu, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se SPAK-u zyrtarizohet si avokat mbrojtës i Veliajt dhe Ramës!
"SPAK zyrtarizohet si avokat mbrojtës i Veliajt dhe Ramës! Sot SPAK mbylli aferën e inceneratorëve duke amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Erion Veliaj dhe shefin e tij, Edi Rama.
Me këtë vendim SPAK i tha sot qytetarëve se do të vazhdoni të paguani 80 mije euro në ditë për inceneratorin që nuk egziston. Ky vendim provoi përfundimisht se SPAK është sot nën kontroll të pushtetit të Ramës dhe Veliajt.
Ata qartazi nuk janë heronjtë e fëmijëve tanë por janë heronjtë e të korruptuarve janë heronjtë e Ramës dhe të Veliajt", shprehet Klevis Balliu.