Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Drenovë në qarkun e Korçës pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se rreth kasolles së përfshirë nga flakët ka edhe banesa.
Ndërkohë në vendngjarje raportohet se ndodhet dhe policia, që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e zjarrit.