Zgjedhjet në Himarë/ Vonesa në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç, nuk ka nisur ende procesi i votimit

Shqipëria

Zgjedhjet në Himarë/ Vonesa në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç, nuk ka nisur ende procesi i votimit

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 08:33
Ilustrim

Votimi ka nisur rreth orës 7:00 të mëngjesit, por në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.

Sot do vendoset se kush do jetë në krye të bashkisë Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Të dy kandidatët po përballen “kokë më kokë”.

Zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat