Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, 2.71% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 8:00! Raportohen problematika në…

Shqipëria

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, 2.71% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 8:00! Raportohen problematika në…

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 09:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Deri në orën 8:00 në Himarë kanë votuar 2.71% ose 563 nga 20786 zgjedhës në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Në garë janë Vangjel Tavo Palase  i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria  i opozitës. Pritet që të dy kandidatët të votojnë në orën 10:00. Ndërkohë  në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë.

Është raportuar se në disa QV ka pasur debate  mes komisionarëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta ID të skeduara. Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.

Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta ID të skaduara, ndërkohë në Himarë Fshat vazhdon i pezulluar votimi për shkak të këtij problemi deri në një përgjigje nga KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat