Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi: Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika, identifikimi po bëhet përmes pajisjes elektronike

Shqipëria

Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi: Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika, identifikimi po bëhet përmes pajisjes elektronike

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 09:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në X shprehet se procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika në Himarë.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi.

Himariotët votojnë për kryebashkiakun e ri të, ndërsa gara vijon mes kandidatit socialist Vangjel Tavo dhe atij opozitar, Petro Gjikuria.

Votimi nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen pas dymbëdhjetë orësh, kur akrepat të shënojnë 19:00 në 36 qendrat e votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat