Zgjedhjet në Himarë/ KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar 6.39%

Shqipëria

Zgjedhjet në Himarë/ KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar 6.39%

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 09:54
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 09:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 6.39%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total.

Po ashtu theksohet se kanë votuar 1174 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri.

Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat