“Uroj që qetësia të vijojë deri në momentin e fundit”, voton Vangjel Tavo, kandidati socialist: Himariotët të votojnë projektin më të mirë

Shqipëria

“Uroj që qetësia të vijojë deri në momentin e fundit”, voton Vangjel Tavo, kandidati socialist: Himariotët të votojnë projektin më të mirë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 10:51
Vangjel Tavo

Kandidati socialist për postin e kryebashkiakut në Himarë, Vangjel Tavo ka votuar këtë të diel.

“Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës.

I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat