Punëtori ra nga kati i pestë i pallatit dhe humbi jetën, ndalohet drejtuesi teknik

Shqipëria

Punëtori ra nga kati i pestë i pallatit dhe humbi jetën, ndalohet drejtuesi teknik

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ndaluar një 40-vjeçar, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Të shtunën, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë,  një 44-vjeçar, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat