Himarjotët zgjedhin ditën e sotme (4 Gusht) kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.
Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 12:00.
Të dhënat janë raportuar nga 31 qendra votimi nga 36 që janë në total.
Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 4655 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 22.23 %.