Makina përplas këmbësorin në Dimal, 55-vjeçari transportohet në spital

Shqipëria

Makina përplas këmbësorin në Dimal, 55-vjeçari transportohet në spital

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot (4 gusht) në në rrugën e fshatit Pobrat, Dimal, ku një mjet ka përplasur mjë këmbësor.

55-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në rrugën e  fshatit Pobrat, Dimal, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. H, 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. D., 55 vjeç, (këmbësor), i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar menjëherë në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat