Aksident në Librazhd/ Drejtuesi humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në humnerë, detajet e para

Shqipëria

Aksident në Librazhd/ Drejtuesi humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në humnerë, detajet e para

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në aksin e rrugës rurale Mirakë-Polis Vilan në Librazhd.

Mësohet se automjeti pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.

Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se banorë të lagjes ku ka ndodhur aksidenti, i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do transportohen për mjekim në spital. Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe  ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në mal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat