Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë i paraburgosuri

Shqipëria

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë i paraburgosuri

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në burgun “Jordan Misja”, ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT.

I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03.

Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe ndihmwsmjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.

Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”.

Hekuran Myrtaj është arrstuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike.

Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat