Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimit

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimit

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të PD-së, Petro Gjikuria.

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8394 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.

Gjatë procesit zgjedhor paraditen e soteme, mbi 6 mijë qytarë nuk mundën të votonin pasi u paraqitën me karta identiteti të skaduara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat