“Masakër zgjedhore”, Flamur Noka flet nga Himara: Në Shqipëri e vendos Edi Rama kush voton

Shqipëria

“Masakër zgjedhore”, Flamur Noka flet nga Himara: Në Shqipëri e vendos Edi Rama kush voton

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 19:45
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat drejtpërdrejt nga Himara tha se është Edi Rama ai që e vendos kush do të votojë në Shqipëri. Sipas Nokës, 6157 himariotëve iu mohua e drejta e votës pasi ishte përcatkuar prej kryeministrit.

Ai shtoi se në Himarë vota ka shkuar të paktën 500 euro, deklaratë për të cilën tha se do të paraqiten fakte në fund të procesit.

Noka akuzoi edhe SPAK-un që ka amnistuar krimet zgjedhore, ndërsa zgjedhjet e sotme i quajti një “masakër”.

Ndër të tjera, Noka deklaroi se prej disa ditësh ka kontaktuar me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin i cili i ka komunikuar se ka qenë Rama ai që nuk ka lejuar votimin e 6157 himariotëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat