Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 23:33
Ilustrim

Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë, raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 Qendra Votimi nga 36 në total.

Bëhet me dije se janë edhe 15 kuti votimi për t’u dorëzuar në KZAZ.

Komisionet e Qendrave të Votimit po vazhdojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve numër 88.

Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), por edhe kamerat që janë përdorur gjatë procesit të votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat