Temperatura deri në 41 gradë! Zbuloni surprizat e motit

Shqipëria

Temperatura deri në 41 gradë! Zbuloni surprizat e motit

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 07:20
Ilustrim

Për këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore - malore të vendit.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë të premten në Elbasan, ku termometri do të shënojë 41 gradë. 

Vranësirat hera - herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat