Vangjel Tavo fitoi 58.62 % të votave, KQZ pas përfundimit të procesit të numërimit në Himarë: Procesi ishte i qetë

Shqipëria

Vangjel Tavo fitoi 58.62 % të votave, KQZ pas përfundimit të procesit të numërimit në Himarë: Procesi ishte i qetë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

KQZ ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, ku fitues u shpall Vangjel Tavo.

Postimi:

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit:

Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%).

Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%).

Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat