U ekstradua disa ditë më parë nga Belgjika, GJKKO lë në burg Leonard Dukën

Shqipëria

U ekstradua disa ditë më parë nga Belgjika, GJKKO lë në burg Leonard Dukën

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

GJKKO ka lënë në burg Leonard Dukën. I njohur si një prej personazheve të botës së krimit, Leonard Duka është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri të premten.

Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Duka nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.

Kreu i klanit akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Gjithashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinaj,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat