Gjikuria fitoi qytetin por humbi fshatrat, si votuan njësitë administrative në Himarë

Shqipëria

Gjikuria fitoi qytetin por humbi fshatrat, si votuan njësitë administrative në Himarë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 12:07
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

Vangjel Tavo është shpallur fituesi i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë përballë Petro Gjikurisë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit.

Tavo mori 5 022 vota, të cilat përkthehen në 58.62% kundrejt 3 545 votave të Gjikurisë, i cili siguroi 41.38 % të votave të votuesve të bashkisë.

Himara ka tre njësi administrative bashkë me qytetin, si kanë votuar ato ?

Sipas KQZ-së, brenda në Himarë ka rezultuar fitues Petro Gjikuria me 2 462 vota kundrejt 2 132 votave të Tavos.

Situata paraqitet krejt ndryshe në dy njësitë e tjera administrative, të cilat kanë thyer edhe rezultatin e qytetit. Në Njësinë Administrative Hore Vranisht, Tavo ka fituar me 1 165 vota kundrejt 141 votave të Petro Gjikurisë. Ky është edhe rezultati më i thellë i realizuar pasi Tavo ka marrë 89% të fletëve të votimit të hedhura në kuti. Madje, në njërën prej kutive në këtë njësi administrative, pikërisht në Tërbaç, Tavo arrin në 97% të votave.

Ndërkohë, në Njësinë Adminsitrative Lukovë, Tavo ka marrë 1 725 vota kundrejt 942 votave të Petro Gjikurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat