I gjetën kokainë dhe kanabis në dhomën e hotelit, arrestohet 25-vjeçari në Himarë

Shqipëria

I gjetën kokainë dhe kanabis në dhomën e hotelit, arrestohet 25-vjeçari në Himarë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar në Himarë është arrestuar këtë të hënë pasi gjatë kontrollit në dhomën e tij policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza kokaine dhe cannabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit.

Ai dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacinin policor të koduar “Parts 22”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat