Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek zgjedhjet në Himarë
‘Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të kauzës tonë të drejtë, kauzës të çdo shqiptari, të shpresës, të besimit, të lirive dhe interesit kombëtar të kombit shqiptar.
Një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, që bëni gjithçka me fjalën tuaj, protestën tuaj të ndizni mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
Miqtë e mi, mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti.
Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit.
Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë.
Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin.
Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve.
Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë.
Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës.
Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.
Të dashur miq, në çdo zgjedhje, në qoftë se ne nuk bashkohemi.
Në qoftë se ne nuk bëjmë atë që bëjnë kombet kur u merret vota e lirë, ne pothuajse nuk e meritojmë atë.
Çdo e drejtë e marrë kërkon sakrifica për t’u rifituar.
Në një hark kohor të shkurtër, brenda dy muajve, dy shembuj të fuqishëm frymëzues mijëra e mijëra kilometra nga Tirana.
Në Nairobi, të rinjtë dhe studentët gjunjëzuan diktatorin e tyre të zgjedhur me votë njëlloj si Maduroja e Tiranës.
Kurse sot, studentët e Bangladeshit në demonstratat më të fuqishme që mund të bëhen në një vend, detyruan kryeministren autokrate të korruptuar t’ia mbathë me avion nga Daka pas mbi një muaj protesta. Pas sakrificash sublime të dhjetëra e dhjetëra të rinjve. Nderim përjetë kujtimit të tyre.
Miq, të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë.
Nuk fitohen kurrë me fjalime.
Nuk fitohen kurrë në studio televizive.
Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.
Miqtë e mi, të dashur demokratë e demokratë, në provë jemi ne.
Në provë është ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.
Në provë është PD si parti e veprimit të pandalshëm.
Në provë është opozita, janë opozitarët si burra dhe gra, djem dhe vajza, guximtarë, të vendosur. Njerëz të sakrificës që do përmbushin misionin e tyre të çlirimit të vendit nga diktatura.
Studentët e Bangladeshit përzunë sot kryeministren e tyre kriminele sepse i diskriminonte ata.
Sepse kishte krijuar edhe ajo si Edi Rama një elitë shushunjë, që i vidhte çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë qytetarët e varfër të Bangladeshit. Që u vidhte votën, që u merrte lirinë.
Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar.
Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi.
Prova e vërtetë tani është para nesh.
Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve.
Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt.
Apo do përballemi për liri dhe dinjitet?
A do i përgjigjemi ne instinktit tonë?
A do i përgjigjemi ne himnit tonë?
A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën.
Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët.
Në emër tuaj do t’i them disa fjalë hajdutit të Gjipesë, i cili sot me një gjuhë që shpreh në mënyrën më autentike edukatën, moralin dhe formimin e tij, u përpoq të fajësojë të tjerët dhe të lajë duart me 224 mijë metër katror që klani i tij Koleka, e ndjera mama e tij, kanë marrë në pjesën më panoramike, më turistike të të gjithë Bregut, në Gjipe.
Miqtë e mi, në atë paçavure që kishte shkruar, ai pohonte të gjitha ato që i kanë thënë mediat këto ditë.
Ai pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral.
Se ajo tokë i përket klanit të tij.
Natyrisht po të ekzistonte, gjënë e parë që bën çdo njeri, nxjerr atë dhe u thotë atyre që bëjnë akuza, ju qofshi që doni të mohoni tokën e regjistruar në kadastrat e shtetit.
Por ato nuk ekzistojnë.
Ajo tokë, për atë tokë ai nuk paraqiti sot para shqiptarëve asnjë dokument jo vetëm të pronësisë me regjistra shtetërorë, por as të shpronësimit të saj nga ndonjë qeveri.
Edi Rama u tha të tjerëve se Eneo dhe Endrin Koleka kanë paraqitur këtë dhe atë.
O mashtrues, po a nuk je ti që ke deklaruar se unë dhe nëna ime e ndjerë nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë?
Po a nuk është nëna jote e ndjerë palë në gjyq së bashku me Enean dhe Endrinin kundër autoriteteve shtetërore që refuzuan të njohin pronësinë e tokës klanit Koleka se nuk kishin asnjë dokument të besueshëm.
Çfarë të të them unë ty tani? Ti ke përdorur shumë epitete aty, unë nuk do e prish gojën, por ti të gjitha i meriton.