Zgjedhjet në Himarë, Kulluri: Gjikuria ishte një kandidat më i dobët se Beleri

Shqipëria

Zgjedhjet në Himarë, Kulluri: Gjikuria ishte një kandidat më i dobët se Beleri

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 21:11
Edvin Kulluri

Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Gjikuria ishte një kandidat më I dobët se Beleri.

Kulluri: Jo nuk ishte krejtësisht e pritshme në kuptimin që nuk kishte një parashikim të saktë për rezultatin.

Me intutitën time kam menduar se Gjikuria ishte një kandidat më i dobët se Beleri për shkak të mungesës së eksperiencës dhe aktivitetit politik prej shumë vitesh.

Përfaqësonin të njëjtin profil politik në fakt, pra qarqe ekstremiste.

Vetë kandidimi i Gjikurisë, në mënyrë krejtësisht arbitrare, me një vendim personal të Berishës, pa pyetur strukturat e PD-së në zonën e Himarës, krijoi një problematikë tek ata mbështetës të PD që ende e mbështesin PD.

Për mua është një turp i madh që PD, një parti e djathtë mbështet në Himarë kandidat që artikulojnë Vorio Epirin edhe neo helenizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat