“Gjyshi vrau gjyshen!”, vajza njoftoi të atin për krimin në Konispol, 40-vjeçari pas sherrit hodhi babanë nga shkallët

Shqipëria

“Gjyshi vrau gjyshen!”, vajza njoftoi të atin për krimin në Konispol, 40-vjeçari pas sherrit hodhi babanë nga shkallët

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Të tjera detaje zbardhen për krimin e rëndë në Konispol, ndërsa është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Teksa policia hetoi dhe dyshimet mbi pistën se mund të ishte autor i dy vdekjeve djali, kjo gjë rrëzohet pas dëshmisë së vajës së mitur të 40-vjeçarit Klement Islamaj.

BalkanWeb mëson se ka qenë pikërisht mbesa e shtëpisë që ka lajmëruar të atin dhe i ka pohuar krimin e rëndë, se gjyshi kishte vrarë gjyshen.

Më pas 40-vjeçari mësohet të ketë shkuar në banesë dhe pasi është zënë me babanë, e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët.

Për pasojë Hyso Islamaj, 69 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat