Mesditën e sotme një makinë ka shpërthyer në flakë në qafën e Kalasë në qytetin e Beratit.
Automjeti tip ‘Pezho’ me targë AA381 AB i marr me qira nga disa turistë ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme të tij, por fatmirësisht 4 pasagjerët që ndodhëshin në brendësi të mjetit kanë arritur të dalin në kohë, duke mos marr lëndime.
Pas marrjes së informacionit forcat e MSZSH Berat kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që situata për disa minuta krijoj një kaos te banorët e zonës dhe tek turistët e huaj, pasi zona ku ndodhi ngjarja është një nga atraksionet më të vizituara në qytetin e Beratit.
Nga informacionet në vendngjarje raportohet vetëm për dëme materiale.