Kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që e kanë votuar dhe uruar për detyrën e re.
Tavo u shpreh në Facebook se ka marrë me mijëra mesazhe dhe telefonata për ta uruar për fitoren në Himarë.
“Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja.
Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, shkroi Tavo mes të tjerash në mesazhin e tij.