Vrasja e dyfishtë në Konispol, trondit eksperti: Djali mund t’i ketë vrarë të dy prindërit

Shqipëria

Vrasja e dyfishtë në Konispol, trondit eksperti: Djali mund t’i ketë vrarë të dy prindërit

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:28
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Konispol ku mbetën të vdekur prindërit e një 40-vjeçari. Dyshohet se 40-vjeçari shtyu të atin nga shkallët pasi i vrau të ëmën me sopatë.

Por Softa u shpreh se një ndër pistat për krimin e dyfishtë në Konispol është se djali mund ti ketë vrarë të dy prindërit.

“Është një fatkeqësi e madhe të mendosh se në atë moshë që janë ata pra guaja e ndjerë 66 vjeçe dhe ai (autori) 69 vjeç në një moment të vështirë që në fund të fundit kanë punuar një jetë të tërë dhe duhet të gëzojnë atë moshën e tretë, pikërisht në këto momente jetojnë mes konfliktit dhe tragjedisë.

Sigurisht që nuk është rasti i parë, raste të tilla janë të përsëritura. Po ndodhin gjithmonë e më shumë, është një fenomen në rritje. Unë mendoj se mund të kemi dy pista hetimi. I dyshuari bashkëshorti ka vrarë gruan pasi është kthyer nga kullosja e bagëtive dhe ka ndodhur konflikti.

Pista e parë pra kur e ka vrarë në sy të mbesës. Pista e dytë është se ai (djali) mund ti ketë vrarë të dy prindërit”, tha Softa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat