“Rrëzimi” i kryeministres në Bangladesh, ironizon Berisha: Rinia përzuri nga vendi një ‘Edi Ramë me fustan’

Shqipëria

“Rrëzimi” i kryeministres në Bangladesh, ironizon Berisha: Rinia përzuri nga vendi një ‘Edi Ramë me fustan’

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 23:42
Sali Berisha, Edi Rama dhe kryeministrja e Bangladeshit

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 50 vite në pushtet dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

Berisha tha se Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një ‘Edi Ramë me fustan’, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

“Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën. Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi. Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë“, tha ai.

Deklarata e plotë:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve.

Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht.

Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar.

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj.

Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët.

Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi.

Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë.

U ngritën kundër vjedhjes.

U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat