Shpërthimi i bombolës së gazit, lëndohet një 71-vjeçare! Policia: Ja si është gjendja e saj

Shqipëria

Shpërthimi i bombolës së gazit, lëndohet një 71-vjeçare! Policia: Ja si është gjendja e saj

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 11:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua ka mbetur e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e saj në katin e dytë të një pallati në Pogradec.

Raportohet se 71-vjeçarja me iniciale E. P., po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, ajo shihet se ka marrë dëmtime në fytyrë pasi është e gjakosur.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat