Shqipëria në alarm nga murtaja tek bagëtitë/ Në Korçë, Elbasan e Berat janë ngritur 11 grupe task force

Shqipëria

Shqipëria në alarm nga murtaja tek bagëtitë/ Në Korçë, Elbasan e Berat janë ngritur 11 grupe task force

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 20:30
Ilustrim

Shqipëria në gjendje alarmi një muaj pas shfaqjes së murtajës tek bagëtitë e imta në fqinjin tonë jugor, Greqi.

Në rajonet Korçë, Elbasan dhe Berat janë ngritur 11 grupe task force, me qëllim verifikimin e cdo rasti të dyshimtë.

Kreu i Shërbimi Veterinar Rajonal apelon të gjithë fermerët e zonave kufitare.

Spiro Hunçi- Drejtor i Drejtorisë Rajonale së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Korçë-Elbasan- Berat tha: Do jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Gjithashtu kemi marrë të gjitha masat në lidhje me sensibilizimin e fermerëve kryesisht të zonave kufitare.

Ndërkohë ekspertët e fushës bëjnë të ditur të gjitha simptomat që shfaqit bagëtitë e imta të prekura nga murtaja.

Fatmir Ozuni-Shef i sherbimit veterinar Elbasan tha: Shenjat tipike të shfaqjes së sëmundjes janë temperatura, kolla e thatë, etj’’.

Deri në këto momente ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar të bagëtive të imta të prekura nga murtaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat