Bie nga shtylla e tensionit të lartë në Patos, ndërron jetë punëtori i huaj

Shqipëria

Bie nga shtylla e tensionit të lartë në Patos, ndërron jetë punëtori i huaj

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdie në Patos.

Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.

Ne vendgjarje ka mberritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat