Rama ndan mesazhin e tre adoleshentëve anglezë: Punojnë dhe pushojnë në Himarë

Shqipëria

Rama ndan mesazhin e tre adoleshentëve anglezë: Punojnë dhe pushojnë në Himarë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 08:17
Turistët anglezë

E veçantë është historia e tre adoleshentëve nga Anglia që janë vendosur në Himarë, dhe kanë vendosur të punojnë.

Ata kanë shprehur se ndjehen shumë të kënaqur sepse përveçse punojnë kanë mundësi të bëjnë plazh të argëtohen.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë videon në Facebook me mesazhin e bukur për Shqipërinë nga ana e tre të rinjve.

“Jemi këtu për të punuar dhe për t’u argëtuar. Jemi tre shokë nga Anglia, vijmë të punojmë një muaj, shijojmë eksperiencë, diellin. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është kënaqësi”, janë shprehur ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat