“The Sun”: Shqipëria, destinacioni i ri i arratisjes për britanikët

Shqipëria

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni i ri i arratisjes për britanikët

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Destinacioni i ardhshëm i pushimeve verore është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe me rrugë ajrore, shkruan Owen Leonard në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Harrojeni të shpenzoni shuma marramendëse në destinacionet e njohura të mbipopulluara me turistë – ekziston një alternativë më pak e njohur – me çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse.

Çmimet e hoteleve kushtojnë vetëm 35 euro për një natë – ndërsa vizitorët e huaj nuk kanë më nevojë për viza – për të hyrë në vendin mesdhetar, Shqipëri.

Këto ujëra të kristalta blu nuk ndodhen në Spanjë, Greqi apo Itali – por në Shqipëri.

Plazhet mahnitëse dhe hotelet luksoze të Shqipërisë sapo kanë nisur të zbulohen.

Shqipëria – gjithashtu krenohet me qendrat mahnitëse kulturore dhe vargmalet malore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat