Zjarr i madh në Finiq, favorizohet nga era! Zjarrfikës e banorë në përpjekje për të shuar flakët

Shqipëria

Zjarr i madh në Finiq, favorizohet nga era! Zjarrfikës e banorë në përpjekje për të shuar flakët

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 14:55
Zharri

Një zjarr i madh ka rënë në Finiq.

Tre zjarrfikëse të Finiqit, një e Sarandës, një e Delvinës dhe një e Himarës ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të shuar flakët.

Sipas burimeve zjarri ndihmohet edhe nga era në këto momente, duke e bërë më të vështirë shuarjen e tij.

Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorët e fshatit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat