Krimi në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ndalohen dy infermiere që ishin në turn

Shqipëria

Krimi në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ndalohen dy infermiere që ishin në turn

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Dy infermiere të azilit të pleqve ku ndodhi vrasja janë ndaluar nga policia kriminale e Tiranës, raporton gazetari Ervin Leka. Kanë qenë oficerët e komisariatit nr.1 që pas hetimeve kanë zbuluar se infermierja e turnit në azilin e pleqve ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Sipas hetimeve, infermierja pasi ka parë se i moshuari ka ndërruar jetë ka njoftuar morgun një agjenci funerale për të tërhequr trupin pa treguar se çfarë kishte ndodhur. Kur do kryheshin procedurat në morg është zbuluar se i moshuari ka pasur dëmtime serioze.

Në këtë mënyrë është zbuluar se Virxhil Vesho është rrahur brutalisht me shkop metalik nga Zyhdi Shehu. Tashmë pritet që infermieret e ndaluara të japin versionin përfundimtar dhe pritet nëse ndaj tyre do të ngrihet akuza e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Përveç sklerozës, Zyhdiu vuan edhe nga Parkinsoni dhe demenca. Nga hetimet ka rezultuar se viktima dhe i moshuari ndryshe nga sa u tha në fillim nuk ishin shokë dhome. Edhe viktima vuante nga skleroza dhe rreth orës 4 të mëngjesit ka ngatërruar dhomë dhe ka shkuar te dhoma e 78-vjeçarit, i cili ishte i vetëm.

Ky i fundit është trembur dhe ka pretenduar se i ka zënë krevatin dhe e ka goditur me bastun. 78-vjeçari ZyHdi Shehu, sipas asaj çka kanë deklaruar infermieret kishte në disa raste edhe haliçunacione.

Policia ka ndaluar kryeinfermieren dhe infermieren e turnit, pasi të moshuarit duhet të monitorohen gjatë natës dhe nuk mund të lëvizin të vetëm për shkak të sëmundjeve që kanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat