Balliu nga protesta e banorëve të Thumanës: Qëndrestarë të jashtëzakonshëm që sot u përballën me mbi 1000 efektivë policie

Shqipëria

Balliu nga protesta e banorëve të Thumanës: Qëndrestarë të jashtëzakonshëm që sot u përballën me mbi 1000 efektivë policie

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 21:24
Klevis Balliu

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka ndarë me ndjekësit në rrejtin social Facebook momente nga protesta e sotme e banorëve të Thumanës.

“Sot në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit, të makutëri Ballukut, me projektin famëkeq që ju kushton shqipëtarëve 1.3 miliard euro”, shkruan Balliu krah fotove.

Berisha: Veliaj hajduti më i madh që është ulur në zyrën e kryetarit të bashkisë, droga i dha goditje të rëndë turizmit

Postimi i plotë:

Sot në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit, të makutëri Ballukut, me projektin famëkeq që ju kushton shqipëtarëve 1.3 miliard euro.

Pershendes këta heronjë të vertetë, qëndrestarë të jashtëzakonshëm që sot u përballën dhe mposhtën mbi 1000 efektivë policie, duke shpartalluar kordonin policor për të bllokuar rrugën e korrupsionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat