Zjarret në Finiq dhe Delvinë, Vëngu: U mbrojt e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut

Shqipëria

Zjarret në Finiq dhe Delvinë, Vëngu: U mbrojt e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 21:51
Pamje nga takimi

Pirro Vëngu, ministër i Mbrojtjes, ka reaguar lidhur me zjarret në Bashkitë Finiq dhe Delvinë, që u përballën me vatra zjarri të forta gjatë ditës së sotme.

Vëngu tha se është mbrojtur e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut Arkeologjik të Finiqit, ndërsa e konsideroi si një natë vigjilence këtë të sotmen, për të pasur vëmendjen maksimale për vatrat e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes tha se ka pasur një koordinim të shkëlqyer mes institucioneve, duke theksuar se i gjithë rrafshi i kodrave u përfshinë nga flakët.

Vëngu tha se në operacion u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë të forcave zjarrfikëse, 65 forca të armatosura, si dhe për një kohë të gjatë pati një angazhim në fikjen e zjarrit nga ajri, që bënë të mundur izolimin e vatrave dhe minimizimin e forcës së flakëve.

Prefekti i Vlorës tha se Bashkia e Finiqit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme. “Zjarri u përhap në mënyrë të rrufeshme. Nuk kemi dëme në banesa dhe njerëz”, tha Prefekti i Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat