Prej më shumë se tre ditësh një vatër e madhe zjarri është shfaqur në pyjet e Tërnovës në njësinë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë.
Zjarri i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era ka përfshirë edhe pyjet e kurorës së “Liqenit të Zi”.
Edhe pse është bërë një ndërhyrje nga toka nuk ka qenë e mundur shuarja e zjarrit.
Ndaj kërkohet vetëm ndërhyrje nga ajri.