Pamje pa koment: Pronari i një hoteli në Shqipëri e godet me grusht qytetarin, pasi iu ankua për hapësirat e plazhit

Shqipëria

Pamje pa koment: Pronari i një hoteli në Shqipëri e godet me grusht qytetarin, pasi iu ankua për hapësirat e plazhit

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.

Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

 

Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat