Velipoja me plazhet e saj është një ndër më të preferuarat për pushuesit vendas e të huaj këtë sezon turistik.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi Rrjollit në Velipojë i mbushur me pushues.
“Plazhi “i strukur” i Rrjollit në juglindje të Velipojës, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, sot po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës”, shkruan Rama.
Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujëra të kristalta dhe rërë të mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të adhurueshme.
Plazhi i Rrjollit ka një shtrirje prej 4 km në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur”, deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve.