Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë në Krujë, zjarrfikësit në vendngjarje

Shqipëria

Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë në Krujë, zjarrfikësit në vendngjarje

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 19:37
Ilustrim

Një zjarr është riaktivizuar në lagjen Bojë të Krujës. Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme. Gjithashtu dyshohet se zjarri është rivënë nga persona të paidentifikuar.

Ditën e djeshme ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit kanë shuar rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zonë. 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. 

Zjarri ka mbërritur në një zonë ku është e mundur ndërhyrja me mjete të posaçme, gjë që ndihmon në kontrollin dhe eliminimin e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat