Kthimi i emigrantëve në Shqipëri ka shënuar radhë të gjata pritje në doganën e Kakavijës në pjesën e tokës greke. Dyndja në sportelet greke është konstatuar që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Radha e automjeteve në pritje për të hyrë të territorin shqiptar vijon ende.
Mësohet se pala greke po punon me dy sportele duke bërë që përpunimi i të dhënave të qytetarëve të jetë i ngadaltë. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka problem.
Të dhënat zyrtare nga pika kufitare e Kakavijës tregojnë se vetëm gjatë së premtes kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë e 500 persona dhe gati dy mijë mjete.
Ndërkohë që gjatë fundjavës pritet që fluksi i hyrjeve të jetë edhe më i lartë.