Hyri për t’u larë në lumin e Bunës, lëndohet 52-vjeçari

Shqipëria

Hyri për t’u larë në lumin e Bunës, lëndohet 52-vjeçari

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar, i cili hyri për t’u larë në lumin Buna ka mbetur i lënduar fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, Shkodër.

Mësohet se 52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësori më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat