Zjarret “përpijnë” rreth 30 hektarë me pyje në Qafë- Shtamë, në terren forcat zjarrfikëse dhe…

Shqipëria

Zjarret “përpijnë” rreth 30 hektarë me pyje në Qafë- Shtamë, në terren forcat zjarrfikëse dhe…

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Disa vatra të reja kanë riaktivizuar zjarrin në Qafë- Shtamë të Matit ditën e sotme.

Si pasojë e flakëve, bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë tokë.

Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.

Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat