Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, Rama: Lajm që flet për fillimin e një historie të re

Shqipëria

Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, Rama: Lajm që flet për fillimin e një historie të re

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 21:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi Shqipëria ia doli që të fitojë për herë të parë medalje bronzi në Lojëra Olimpike me anë të mundësit Chermen Valiev.

“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës”, shkruan Rama.

“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive????

FALEMINDERIT KAMPION????”, shkruan në postimin e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat